El nombre de la rosa

Solo disponible en BuenasTareas
  • Páginas : 7 (1611 palabras )
  • Descarga(s) : 0
  • Publicado : 27 de marzo de 2011
Leer documento completo
Vista previa del texto
[pic] Mira Meksi

APOKALIPSI DHE PËRJETËSIA

Numërimi së prapi ka nisur: 1006 ditë...x orë, x minuta, x sek... Klima apokaliptike ka përfshirë njerëzimin: s’ka ditë të mos flitet ne masmedia për fundin e botës; sipas fjalëve të Orakujve ( tërë orakujve!!!) fundi i botës është parashikuar më 21 dhjetor 2012. Sipas kalendarit më të lashtë të botës, kalendarit të Majave, gjatësolsticit të dimrit 2012, një ndryshim rrënjësor do të ndodhë në globin tonë, -- ata pohojnë pa ekuivoke Fundin e Botës, siç e njohim sot. Pafundësisht herë, nga një numër i pafundmë orakujsh, është paralajmëruar fundi i botës sonë gjatë mijëvjeçarëve. Dhe ja tek jemi. Njerëzit kanë vite që janë ndarë më dysh: shumica nuk turbullohen nga parashikimet e orakujve, të cilët, që kur njeriu e përfytyroiZotin të ndarë nga gjithësia dhe të shkëputur prej saj ( Zoti krijoi gjithësinë dhe vetë njeriun, por nuk përfshihej në të, si në përfytyrimet më të lashta), parashikojnë edhe vdekjen( zhdukjen) e gjithësisë, njëlloj sikur të qe një gjallesë e zakonshme. Të tjerët, pakica, e besojnë Apokalipsin, shkatërrimin e kësaj botës sonë: puna ka shkuar gjer aty sa janë krijuar Shoqëri të ShpëtimitApokaliptik, anëtarët e të cilave besojnë në shkatërrimin e botës sonë, dhe më pas në lindjen e një bote tjetër, në të cilën ata do të jenë njerëzit e mbijetuar, njerëzit e rinj të botës së re -- ndërtime të nëndheshme të një inxhinjerie shumë të sofistikuar, në formë bunkeresh antibërthamore, kanë nisur të mbijnë anembanë globit, si strehat e sigurta të popullit tokësor të mbijetuar... E në këtëatmosferë ndezullane disavjeçare fundibote, duke e tejkaluar ku e ku dëshirën njerëzore të mbijetesës pas apokalipsit, një titull me gërma të dukshme fekste, përpara pak kohësh, në gazetën franceze Le monde: Ruajeni ADN tuaj në një bankë zviceriane… në përjetësi. Dhe poshtë titullit: Shoqëria zviceriane Swiss DNA Bank, u propozon njerëzve të ruajnë (duke derdhur një shumë të caktuar parash) ADN e tyre dhedisa te dhëna personale në një kasafortë të supersiguruar, në jetë të jetëve. Ndërkohë që sekreti bankar, aq i shtrenjtë për miqtë tanë svicerian, është vënë në vështirësi së fundmi, një shoqëri e pagëzuar Swiss DNA Bank propozon sa më sipër, në këmbim të një shume prej 399 dollarë apo 275 euro. Sipas hartuesve të këtij projekti, ADN e klientëve të tyre si edhe dokumenta të rënëdësishme për ta, dotë ruhen ( sidoqoftë formati i tyre) ad vitam aeternam në një strehim antibërthamor, pranë stacionit luksoz të skive të Gstaad-it...

Përjetësia, pavdekësia. Kur i mendon këto fjalë, përnjëherë, pa pritur në të vërtet përgjigje, veç bën pyetjen: ç’ndodh kur një kokë e madhe, apo një qenie e dashur largohet nga kjo jetë? Ku ikën, ku gjendet, apo ku teret e zhduket tërë ajo mençuri, dijeni,humanizëm, tërë ai shpirt? Sepse, në fund të fundit, për shpirtin bëhet fjalë. Që kur s’mbahet mend, njeriu ka shpikur mekanizma, -- qofshin këto edhe fiksione apo trillime, -- për të ruajtur përjetësinë, kujtimin, kohën. Por gjëja më interesante është, se, shekull pas shekulli, njeriu ushqeu një tjetër iluzion, atë të atributit përjetësues të artit, -- të qe vallë arti përjetësues zgjidhja eproblemit të pavdekësisë? Mirëpo gjasmimi i artit kërkon haraçin e tij, sakrificën e jetës në emër të përjetësisë. Arti kundër jetës? Pavdekësia e shpirtit të vdekur në kembim te shpirtit të gjallë? Ja ç’thuhet në tregimin e Edgar Poe-s Portreti vezak: “ Ishte një vajzë me një bukuri të rrallë, dhe me një ëmbëlsi e ngazëllim që nuk binin më poshtë. Mallkuar qoftë ora kur ajo pa, dashuroi dhe u martua mepiktorin. Ai, pasionant, studioz, i ashpër, pat gjetur me kohë një nuse brenda Artit të tij[...] Qe e tmerrshme për këtë nuse kur dëgjoi piktorin të thoshte se dëshëronte të pikturonte bashkëshorten e tij të re[...] Dhe ai nuk kishte sy të shikonte se ngjyrat që shtrinte në telajo qenë marrë nga faqet e asaj që ndodhej e ulur pranë tij [...].. dhe për një çast, piktori u mahnit dhe mbeti pa...
tracking img