El Codico Civil

Páginas: 12 (2771 palabras) Publicado: 29 de enero de 2013
[pic]
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E APELIT
T I R A N E

Nr. 2718/138 i Regj. Themeltar
Nr. 138 i Vendimit

V E N D I M
NE EMER TE REPUBLIKES

Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga gjyqtaret:


KRYESUES: GRAMOZ LEVANAJ
ANETARE: DALIP BUSHI
ANETAR: FIQIRETE MULLAJSot me daten 24.01.2012, shqyrtoi ceshtjen civile qe u perket paleve ne gjykim:

Paditës/i kundërpaditur: Mynyr Muçaj, i biri i Feimit dhe Males, i datëlindjes 20.06.1943, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, Rr. “Ylbere Bylykbashi”, nr.19/1 (dyqani ushqimor), përfaqësuar në gjykim nga av. Zhyljen Ristani.


I paditur/kundërpaditës: Pëllumb Muka, i biri i Qemalit dhe Sulltanës, idatëlindjes 04.05.1956, lindur në Kukës e banues në Tiranë, rr. “Qemal Stafa”, pall.585, shkalla 3, ap.36, përfaqësuar në gjykim nga Av.Rustem Gjata dhe e bija Albana Muka, sipas prokurës së posaçme nr.1202.rep, nr.318/3.kol, datë: 03.12.2009.


Objekti i padisë: Detyrimin e të paditurit Pëllumb Muka t’i kthejë paditësit Mynyr Muçaj shumën prej 6.250.000 lekë.


Baza ligjore e padisë: Nenet 32/a iKodit të Procedurës Civile, neni 420, 463, 476/a të Kodit Civil.

Objekti i kundërpadisë: Shpalljen e veprimeve juridike të huasë të pavlefshme. Detyrimin e paditësit të kundërpaditur të na paguajë shumën e dhënë më tepër, që do të caktohet nga ekspertiza rreth 500.000 lekë.


Baza ligjore e kundërpadisë: Nenet 31 paragrafi i dytë dhe 160 i Kodit të Procedurës Civile, nenet 94 shkronja “c”dhe “ç”, 95 dhe 514 të Kodit Civil.


Gjykata e Rrethit Gjyqesore Tirane me vendimin Nr.595, dt.03.02.2011 ka vendosur si vijon:
– Pranimin e padisë.
– Detyrimin e palës së paditur-kundërpaditëse Pëllumb Muka që t’i paguajë paditësit-të kundërpaditur Mynyr Muçaj shumën prej 6.250.000 lekë si dhe kamatëvonesat mbi këtë shumë në masën 955.027 lekë që i korrespondojnë interesavebankare nga data 06.09.2008 deri më datën 14.10.2010.
– Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë, marrë me vendimin nr.34.akti, datë: 14.01.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Rrëzimin e kundërpadisë.
– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurit-kundërpaditës.
Kunder ketij vendimi ka bere ankim pala e padititur kunderpaditese Pellumb Muka duke parashtruarketo shkaqe per ndryshimin e vendimit :
Vendimi eshte i pabazuar ne prova e ligj.
Per shumat e medha qe ka marre hua i padituri nga paditesi, ne menyre te perseritur ka reaguar ashper bashkeshortja e te paditurit dhe me pas dhe vajza e perfaqesuesja e tij Albana Muka, por paditesi duke shfrytezuar gjendjen jo te rregullt mendore te te paditurit ka vazhduar t’i jape hua. Si pasoje janeashpersuar kunderthenjet midis familjareve te te paditurit dhe paditesit duke arritur deri ne nderhyrjen e marredhenieve te punes se paditesit si magazinier e arketar.
Sipas nenit 75 te K.P.Civile kunder vendimit te dy gjyqtareve nuk lejohet ankim i vecante por vetem se bashku me vendimin perfundimtare. Ne na duket se ky ankim lejohet pas te vjelave. Megjithate kemi besim se Gjykata eApelit do ta shqyrtoje me seriozitet si shkelje flagrante e parimit te procesit te rregullt gjyqesor te garantuar nga kushtetuta dhe Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut.
Ky vendim eshte ne shkelje te procedurave te perseritura qe kane ndikuar dukshem ne dhenien e vendimit dhe per mosrespektim e zbatim te keq te ligjit.
Gjykates i binte per detyre te bente krahasimin e mandateve per teverifikuar nese jane pasqyruar ne librin e arkes dhe nese po a jane pasqyruar teresishe ose pjeserisht. Mbi te gjitha duhet te shprehej se kush e kishte per detyre mbajtjen e tyre, paditesi apo i padituri dhe se ne fakt nga kush jane mbajtur.
Gjykata e ka mbivleresuar pohimin jashtegjyqesor te te paditurit me ane te deklarates se siperpermendur sikur ajo te jete prove e vetme apo prove e...
Leer documento completo

Regístrate para leer el documento completo.

Estos documentos también te pueden resultar útiles

  • Codico civil chile
  • Codice
  • codices
  • Codice
  • los codices
  • Codices
  • Códices
  • Codices

Conviértase en miembro formal de Buenas Tareas

INSCRÍBETE - ES GRATIS