Ingeniero

Páginas: 24 (5831 palabras) Publicado: 19 de enero de 2011
SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR E KOMBËTAR SHQIPTAR:ÇKA MË TUTJE? 

Dr. Milazim Krasniqi 

Identitetet e popujve, pavarësisht se a definohen si vetëpërcaktime, si diferencime nga të tjerët, ose si diferencime që u bëhen nga të tjerët, në fakt janë të dhëna, të lindura. 

Është e qartë se identiteti fillestar ademit i dhënë në fill të krijimit të njerëzimit, është shumëzuar në identitetetë shumta etnike, gjuhësore e racore, me qëllim që ato ta pasurojnë njohjen e njeriut, ta bëjnë më të begatshme jetën njerëzore, e kurrsesi në farë funksioni të konfliktualitetit a të unifikimeve e asimilimeve të dhunshme. 

Ndërsa identitetet e dhëna prej Krijuesit, te popujt e ndryshëm kanë arritur ose arrijnë të theksohen e të funksionalizohen më shumë a më pak, në faza të ndryshme tëproceseve historike, sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e të funksionalizimit të këtyre identiteteve, duke qenë e ndryshme dhe e ndryshueshme nga rasti në rast, e rrjedhimisht duke iu nënshtruar një procesi të pandërprerë të lëvizjeve e të transformimeve, nuk e konteston në asnjë moment faktin e mësipërmë se janë të dhëna, të koduara në vetë njerëzimin.

Zhdukja e popujve- për shkak të mizorivedhe degjerimeve morale 

Meqë gjatë ekzistencës së njerëzimit ka pasur shmangie të jashtëzakonshme nga identiteti themelor i njeriut si krijesë me mision të veçantë në Tokë, pra edhe nga procesi i njohjes dhe i bashkëpunimit të ndërsjellë, ku do të respektoheshin dallimet e dhëna ndërmjet popujve e fiseve, kanë ndodhur edhe raste të zhdukjes së popujve nga faqja e dheut dhe zëvendësimi i tyreme të tjerë. Për zhdukje të popujve të ndryshëm ka edhe lëndë dokumentare, veçmas në periudhat e vona të historisë së njerëzimit. Këtu do të sjellim vetëm ndonjë shembull, sa për ilustrim. Fjala vjen, inkët janë një nga shembujt. Inkët ishin një fis, i cili në shekulin XV arriti të shndërrohej në popull dominues në Ande, aq sa shteti i tyre shtrihej në një kohë nga jugu i Ekuadorit e deri në veritë Kilit, duke përfshirë edhe Perunë e Bolivinë. Por, ky popull i fuqishëm kishte një kult të tmerrshëm: flijimin e njerëzve në ditë festash, sipas disa ritualeve makabre. Dhe u bë si u bë, inkët u zhdukën si popull, në vorbullat e pushtimeve spanjolle që pasuan. 

Një popull tjetër që pati shkaktuar tërmet në lëvizjet demografike e politike në Europë e në Azi, ishin avarët. Avarët kishinprejardhje mongole, dhe jetonin në një territor të gjerë, që nga Bajkali e deri në Kinën Veriore. Pastaj u shpërngulën dhe ia mësyen Europës, ku mposhtën bullgarët, hunët dhe fiset sllave e madje rrezikuan edhe Bizantin. Por, pas atyre valëve të shpënguljeve e të ekspeditave pushtuese, pasoi rënia dhe madje zhdukja e tyre. Edhe avarët kanë mbetur në kujtesën historike për prirjen e tyre që të bëninmizori dhe pabesi të pashembullta, gjë që është me domethënie të madhe në kontekst të epilogut të tyre. 

Këto janë raste të historisë më të re, ndërsa për zhdukje popujsh na ka dhënë dëshmi edhe Kur’ani, ku përmendet zhdukja e popullit të Adit e Themudit, për shkak të degjenerimeve që lindën në mesin e tyre. 

Ka edhe raste kur ndonjë popull ose disa popuj, nuk janë përfshirë nga zhdukja eplotë, por janë përfshirë nga tjetërsimi i identitetit të tyre etnik. Rasti më i afërt për ne mund të jetë ai i popullit bullgar. Bullgarët kishin prejardhje turko-tatare. Ky popull arriti të bëjë disa pushtime, po duke qenë më i pakët në numër, hyri në një proces asimilimi dhe u transformua në popull sllavë. 

Një realitet tjetër jetësor e historik është ai i fateve të popujve që as janë zhdukurplotësisht, as janë asimiluar plotësisht, por që historia e tyre është e mbuluar nga amnezione të mëdha në periudha të gjata historike, ashtu që për fazat e hershme të jetës së tyre, nuk kanë kujtesë historike, ose e kanë të mjegullt, të ngatërruar me mite e me legjendat e prodhuara sipas klisheve ideologjike të kohëve më të reja. Një rast drastik nga pikëpamja logjike, është ai i popullit...
Leer documento completo

Regístrate para leer el documento completo.

Estos documentos también te pueden resultar útiles

  • Ingeniero
  • Ingeniero
  • Ingeniero
  • Ingeniero
  • Ingeniero
  • Ingeniero
  • Ingeniero
  • Ingeniero

Conviértase en miembro formal de Buenas Tareas

INSCRÍBETE - ES GRATIS